‘Shkelje e barazisë në tendera’, akuza që rëndon mbi Sonila Qaton

26 Tetor 2022 | 11:45

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar këtë të mërkurë ish-drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”.

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato u paraqit sot për herë të dytë në SPAK, teksa ishte e shoqëruar nga avokati i saj.

Më 3 tetor, ajo u thirr për herë të parë në SPAK, ku tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si ish-drejtoreshë e ARRSH, lidhur me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë.

“Është një procedurë që ka filluar tre vjet më parë me dorëheqjen time, në të cilën dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. Me sa u njoftova, po hetohet për shkelje të barazisë në tendera”, tha ish-drejtoresha.

Ajo refuzoi të japë komente të mëtejshme, duke shtuar se shkaku i dorëheqjes së saj ishte për t’i dhënë mundësinë drejtësisë të bëjë detyrën e vet duke hetuar deri në fund këtë çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026