‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, Biden: Putin përbuz lirinë, s’e njohim aneksimin

30 Shtator 2022 | 20:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka dënuar atë që e ka quajtur përpjekja “mashtruese” të Rusisë për të aneksuar katër rajonet e Ukrainës. për Biden, kjo lëvizje është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

“Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar, duke shkelur statutin e OKB-së dhe duke treguar përbuzjen e saj për vendet që kërkojnë paqe kudo në botë”, ka thënë Biden në një deklaratë.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë nën kontroll territorin e saj duke e ndihmuar atë si në rrugë ushtarake edhe diplomatike, përfshirë këtu ndihmën prej 1.1 miliardë dollarësh që njoftuam më herët gjatë javës”, ka thënë Biden.

Ndërkohë, në një reagim të përbashkët për shtyp, vendet e grupimit G7, ku veç Shteteve të Bashkuara bëjnë pjesë edhe Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia kanë dënuar gjithashtu veprimet e Kremlinit.

“Përpjekjet e presidentit Putin për të përvetësuar Donjeckun, Luhanskun, Khersonin dhe Zaporizhian përbëjnë një tjetër rast të shkeljes së hapur që Rusia i bën ligjit ndërkombëtar dhe një tjetër shembull të agresionit ndaj Ukrainës, duke shkelur integritetin territorial të saj”, thuhet në një komunikatë.

Në dokument grupimi G7 bën të ditur se nuk do t’i njohë kurrë aneksimet dhe se do të vendosë sanksione të tjera ndaj Federatës Ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e...
18:39 | 04/07/2026

Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus

Mali Erebus është vullkani më jugor aktiv në Tokë, i vendosur në Ishullin Ross në Detin Ross, rreth 1,350 kilometra nga Poli Jugor Gjeografik. Ai...
18:37 | 04/07/2026