Shkeljet ajrore ruse, avionët britanikë fillojnë patrullimet mbi Poloni

22 Shtator 2025 | 09:24

Avionët luftarakë britanikë kanë realizuar fluturimin e tyre të parë për mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi territorin e Polonisë, në kuadër të misionit “Eastern Sentry” (Roja Lindore), njoftoi qeveria britanike të hënën.

Misioni erdhi si përgjigje ndaj një inkursioni me dronë rusë në hapësirën ajrore polake më herët gjatë muajit dhe synon të forcojë mbrojtjen ajrore të aleancës në kufirin lindor, raportojnë autoritetet.

Sipas njoftimit zyrtar, dy avionë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) u ngritën të premten në mbrëmje nga një bazë ushtarake në Anglinë Lindore dhe patrulluan në qiellin polak për disa orë, përpara se të ktheheshin në Britani në orët e hershme të së shtunës.

Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi se ky ishte një sinjal i qartë për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj aleatëve të NATO-s.

“Ky është një sinjal i qartë: hapësira ajrore e NATO-s do të mbrohet,” – tha ai.

Zyrtarët britanikë e cilësuan inkursionin rus si një nga “shkeljet më serioze të hapësirës ajrore të NATO-s” që prej fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, Kreu i Shtabit të Forcave Ajrore Britanike, Harv Smyth, tha se forcat ajrore të vendit janë “të gatshme për të projektuar fuqi dhe për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi ajror”.

Përveç Polonisë, tensionet në kufijtë lindorë të NATO-s janë rritur edhe në shtete të tjera baltike. Estonia raportoi të premten se tre avionë rusë kishin shkelur hapësirën ajrore të saj për rreth 12 minuta. Autoritetet në Tallinn e cilësuan incidentin si “jashtëzakonisht sfidues dhe provokues”. Kjo është hera e tretë që një incident i tillë ndodh në pak ditë.

Ministri Healey dënoi edhe këtë zhvillim, duke e cilësuar si: “Aktivitetin më të fundit të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm të Rusisë.”

Nga ana tjetër, Ministria Ruse e Mbrojtjes i mohoi akuzat, duke pretenduar se avionët rusë kanë fluturuar mbi ujëra ndërkombëtare dhe nuk kanë shkelur hapësirën ajrore të ndonjë shteti të NATO-s.

Qeveria britanike ka konfirmuar gjithashtu angazhimin për të rritur shpenzimet ushtarake në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në prill të vitit 2027 — një vendim që shihet si pjesë e përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen kolektive në kuadër të NATO-s, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar shpesh vendet evropiane për mospërmbushjen e detyrimeve të tyre financiare ndaj aleancës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026