Shkëlqimi dhe rënia e Ajax, si u transformua ekipi legjendar holandez
Askush nuk do ta besonte që pas asaj ecurie të jashtëzakonshme në Ligë ne Kampionëve në seezonin 2018-2019, 4 vite më pas Ajaxi do të binte në krizë. Skuadra elitare e kampionatit holandez, e cila numëron dhjetra trofe të fituar rrezikon rënien nga kategoria, ndërsa renditet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit. 2 vite më parë shpalleshin kampionë në Holandë e hipotekonin titullin e 36-të në histori, por tanimë luftojnë për qëndrimin në elitë.
Sezoni 23-24 e gjen Ajaxin të tjetërsuar, ku në 7 javë ka vetëm 1 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, këto të fundit radhazi. Që prej nisjes së kampionatit drejtimi i skuadrës i është besuar Mauric Steijn, me teknikun që është në prag shkarkimi. Përballja e së dielës ishte ndaj Utrech, ekip që po ashtu është në zonën e ftohtë, por ia doli të mposhtte Ajaxin 4-3.
Dicka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kësaj skuadre, e cila simbolizon kampionatin holandez. Java e ardhshme parashikon një tjetër përballje të fortë, klasikja me PSV Eindhoven me këta të fundit që po kalojnë një formë të frikshme, 27 pikë në 9 javë dhe 30 gola të shënuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta