Shkencëtarët portugezë krijojnë aksidentalisht gjitarin me 6 këmbë

13 Prill 2024 | 11:48

Eksperimenti i një shkencëtari mbi minjtë në një fazë të hershme të zhvillimit rezultoi në krijimin aksidental të gjitarëve me gjashtë këmbë.

Ky rezultat i çuditshëm u arrit nga biologët Anastasija Lozovska dhe Moises Mallo me ekipin e tyre nga Instituti Portugez Gulbenkian gjatë hulumtimit të palcës kurrizore.

“Nuk e zgjodha unë projektin, projekti më zgjodhi mua”, tha Maljo me shaka për portalin Nature News.

Shkencëtarët krahasuan embrionet e miut 10 deri në 17 ditë me dhe pa versione funksionale të gjenit Tgfbr1. Ky gjen është pjesë e rrugës sinjalizuese që përcakton drejtimin nga trungu në bisht në trupin formues. Kjo rrugë sinjalizuese i drejton qelizat të zhvillojnë gjymtyrët e pasme ose organet gjenitale të jashtme, shkruan Science Alert.

Ndërsa embrioni i gjitarëve rritet, ai ndërton struktura në sekuencë, nga koka te bishti. Në fillim të zhvillimit, mekanizmat gjenetikë e zhvendosin fokusin nga koka në zgjerimin e trupit dhe krijimin e bazës për sistemet e organeve vitale.

Më vonë, ndodh një tranzicion i dytë, kur aktivizimi i gjenit në shtresa të shumta të indeve zgjeron trungun dhe krijon një bisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026