Shkencëtarët spanjollë krijojnë testin që zbulon COVID-19 në 30 minuta

28 Shtator 2020 | 15:17

Teksa COVID-19 vijon të marrë jetë njerëzish, shkencëtarët europianë po punojnë pa pushim për të gjetur mënyrën sesi të ndalojnë virusin.

Në Institutin e Nanoteknologjisë së Barcelonës, ekipi i Prof Laura Lechuga po zhvillon një nano-biosensor për zbulimin e shpejtë të COVID-19, njohur si CONVAT.

“Do të ishte një lloj pajisje që merr kampionë pështyme”, shpjegon Prof Lechuga, “merr disa kampionë, pret disa minuta dhe pajisja tregon nëse je infektuar apo jo si dhe ngarkesën virale që ke”. 

CONVAT është një prej shembujve të përpjekjeve të shkencëtarëve europianë për të luftuar pandeminë COVID-19.

Kjo teknologji është një prej projekteve të financuara nga Komisioni Europian për studimin e SARS-CoV-2 dhe ka aftësi të dallojë ndryshimin midis gripit të zakonshëm dhe coronavirusit.

Sistemi është i ngjashëm me atë që përdorin personat me diabet për të matur glukozën në gjak.

Hulumtuesit shpresojnë që CONVAT të jetë gati për periudhën “midis dhjetorit dhe janarit” edhe pse kanë theksuar se mund të zgjasë edhe më shumë pasi është ende në fazë studimi.

 

Lexoni gjithashtu:

Alarmi i OBSH-së: Vdekjet nga COVID mund të arrijnë në 2 milionë para vaksinës

Kompania kineze, vaksina e COVID-19 gati në muajt e parë të 2021

Pajisje e re për testimin e covid që përdoret në kushte shtëpie

 


Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026