Shkencëtarët zbulojnë një lloj peshkaqeni që shndrin në errësirë
Disa shkencëtarë në Zelandën e Re kanë fotografuar një specie të veçantë peshkaqeni i cili shndrin në errësirë.
Studiuesit nga Universiteti Katolik i Levan në Belgjikë dhe Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime Ujore dhe Atmosferike (NIËA) në Zelandën e Re kanë qenë të përfshirë në zbulimin e ri.
Ata janë shprehur se këto gjetje mund të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën sesi ne e shohim “jetën në ujërat e thella”; një nga ekosistemet më pak të studiuara në planet.
Dr. Jerome Mallefet, i cili udhëheq hulumtimet në laboratorin e biologjisë marine në Universitetin e Levanit, tha për Euronews se për të “ka qenë një ëndërr” mundësia për të fotografuar këtë specie.
“Ne dimë se nga 540 specie të peshkaqenëve, vetëm 57 mund të prodhojnë dritë. Por kjo specie jeton 200 metra nën sipërfaqen e oqeanit, ndaj është shumë e vështirë për t’i observuar”, shtoi ai.
“Gjithashtu … ky është më i madhi me një gjatësi deri në 1.80 metra. Është më i madh se unë, në fakt, është edhe më i shndritshëm se unë pasi ka aftësi që të prodhojë dritë, ndërsa unë jo”, tha Dr. Mallefet.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor