Shkëndija fiton sërish në Conference League, mposht 2 – 0 Slovan Bratislavën

12 Dhjetor 2025 | 11:17

Shkëndija ka marrë një tjetër fitore në Conference League, ndërsa shpreson të kualifikohet në fazën tjetër të kompeticionit evropian.

Të besuarit e Jeton Beqirit triumfuan në një ndeshje të jashtëzakonshme përballë Slovan Bratislavës, të cilin e mundën 2-0.

Miqtë shënuan autogol që në minutën e 33-të, teksa brenda fraksionit të parë Saphiu dyfishoi avantazhin për Shkëndijën.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshime, duke bërë që vendësit të marrin 3 pikët e radhës.

Në përfundim, trajneri Jeton Beqiri analizoi këtë sukses.

“Mendoj që ishte një paraqitje shumë e mirë e jona si skuadër dhe besoj që futbollistët, me shumë precizitet, arritën t’i kryejnë të gjitha detyrat e dhëna nga ne si stafi teknik para ndeshjes. Ne bëmë analizë dhe kishim ide dhe informacion se çfarë stili lojë praktikon ekipi i Slovanit”, tha Jeton Beqiri.

Skuadra tjetër shqiptare, Drita, u mposht në shtëpi nga AZ Alkmaar me shifrat 0-3. Golat për ekipin holandez u shënuan nga Mijnans, Jensen dhe Sadiq.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik

Pas barazimit 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League, AF Elbasani ka prezantuar zyrtarisht përgatitësin...
22:29 | 10/07/2026

Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores

Sulmuesi i krahut Kristi Bespallov ka nisur një etapë të re në karrierë, pasi është në provë te klubi çek Karvina, ndërsa për të ka...
22:23 | 10/07/2026

“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, foli për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në mbledhjen e Komitetit të...
22:10 | 10/07/2026