Shkëndija shkëlqen ndaj Steauas në Champions, Ballkani dominon në Conference League
Skuadrat shqiptare vijojnë me paraqitje pozitive në arenën evropiane. Shkëndija e Tetovës arriti një fitore historike në raundin e dytë kualifikues të Champions League, duke mposhtur 1-0 kampionët e Rumanisë, Steaua Bukuresht (FCSB), në një ndeshje të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.
Kundërshtari i së martës, një klub me histori të gjatë evropiane – fitues i Kupës së Kampioneve në vitin 1986 – u dorëzua përballë ekipit të drejtuar nga Jeton Beqiri.
Pas një pjese të parë pa gola, Shkëndija gjeti rrugën drejt rrjetës në të dytën, me një gol të bukur nga Alhassan.
Edhe pse Steaua pati më shumë iniciativë në pjesën e parë, vendasit reaguan fort në fraksionin e dytë dhe ruajtën avantazhin deri në fund.
Ndeshja u shoqërua edhe me dy kartonë të kuq – Qaka për Shkëndijën dhe Tanase për Steauan.

Ballkani bind, Drita ndalet
Ballkani nga Suhareka mori një fitore të lehtë në raundin e dytë të Conference League, duke mposhtur 4-2 maltezët e Florianas.
Golat për ekipin e Shehit u shënuan nga Tolaj dhe Adetunji me nga një dopietë. Për miqtë realizuan Grech dhe Jah.
Ndërkohë, Drita e Gjilanit zhvilloi një ndeshje dinjitoze ndaj Kopenhagenit, por nuk arriti të mbante ritmin deri në fund.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën danezët fituan 2-0 me dy penallti të realizuara nga Matsson.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet