Shkëputet orteku në Francë, humbin jetën 4 persona, plagosen 3 të tjerë

26 Shkurt 2024 | 10:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku katër persona kanë humbur jetën pasi i ka zënë orteku i dëborës. Mediat e huaja, bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetyur tre persona të tjerë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rajonin malor Auvergne të Francës, ditën e djeshme.

Orteku është shkëputur në një lartësi prej 1,600 metra, mbi fshatin Mont-Dore në një zonë të njohur si Val d’Enfer, tha në një deklaratë prefektura e departamentit Puy-de-Dome.

Tre persona të tjerë u plagosën, ndërsa një operacion i madh kërkimi që mobilizonte 50 persona është duke u zhvilluar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut

Avionët luftarakë polakë kanë interceptuar dy aeroplanë të tjerë luftarakë rusë dhe një avion zbulues pranë brigjeve të Baltikut, tha të enjten ministri i mbrojtjes...
09:12 | 17/07/2026

SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës

Brazili nuk do të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e vet ekonomik dhe politik, tha Presidenti Luiz...
09:05 | 17/07/2026

OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme

Kostoja globale e një diete të shëndetshme është rritur me 25% gjatë pesë viteve të fundit, duke tejkaluar kufirin e varfërisë ekstreme dhe duke e...
09:03 | 17/07/2026