Shkodër/ 42-vjeçari përfundon në spital pas konfliktit, policia: U përdor armë…
Nga njoftimi zyrtar i policisë bëhet me dije se rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur një 42-vjeçar nga Berica, i identifikuar si Edison Tirana i cili kishte dëmtime në kokë dhe trup, të dyshuara të shkaktuara me sende të forta.
Sipas të dhënave paraprake, 42-vjeçari është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta në hyrje të qytetit të Koplikut, ku është goditur nga disa persona. Gjatë përplasjes, autorët dyshohet se kanë qëlluar edhe me armë zjarri.
Mësohet gjithashtu se personat e kanë goditur mjetin fillimisht për ta ndaluar 42-vjeçarin dhe më pas e kanë ndjekur, derisa 42-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit, duke shkaktuar një aksident pranë një karburanti. Pas aksidentit, 42-vjeçari ka dalë nga makina dhe është goditur me sende të forta nga autorët.
Më pas, Edison Tirana ka braktisur mjetin dhe është larguar vetë drejt spitalit për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët