Shkodër/ Asgjësohen mbi 1 mijë fidanë kanabis, në kërkim autorët

19 Maj 2025 | 13:51

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle në territor nga ku janë zbuluar dhe asgjësuar 1,288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në territorin e njësisë administrative Shllak, kanë asgjësuar 1,011 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara si narkotikë, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në territorin e njësisë administrative Pult, kanë asgjësuar 277 fidanë kanabis.

Policia po vijon me hetimet dhe punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike, duke e mbajtur territorin të sigurt dhe duke parandaluar rritjen e kultivimit të kanabisit në zonat e caktuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026