Shkodër| Kanosi me armë një 30-vjeçar gjatë një konflikti, shpallet në kërkim autori

25 Shkurt 2025 | 20:32

Pasditen e kësaj të marte, burime bëjnë me dije se rreth orës 19:20, shtetasi me iniciale R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër se, gjatë një konflikti të çastit, ka qenë i kanosur me armë zjarri nga një shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet. Gjatë veprimeve të kryera, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe shpallja në kërkim e tij. Shtetasi me iniciale Gj. S., 33 vjeç, është autori i dyshuar për kanosjen me armë.

Policia vijon punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026