Shkodër, presidenti Meta përkujton martirët e 2 prillit: Fuqinë e votës ta përdorim për të mbrojtur demokracinë
Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot në Shkodër në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të vrasjes së martirëve të Demokracisë, nga ku bëri thirrje që shqiptarët të mbrojnë me votë demokracinë, sipas tij në rrezik.
Sipas kreut të shtetit, Shkodra dhe gjithë Shqipëria duhet të nisen drejt 25 prillit për të vendosur në vend demokracinë dhe për t’i dhënë fund asaj që e quajti kapja e shtetit, që ka ‘mbajtur peng integrimin e evropian të vendit’.
“Kam bërë çdo gjë për të qenë sot këtu, jo vetëm për të qenë në përvjetorin e martirëve të demokracisë, por sepse vendi sot është në një udhëkryq, nga jam i bindur se do të dalim me sukses falë vullnetit të shqiptarëve.
Do të jem në krye të mbrojtjes së votës së shqiptarëve më 25 prill, kështu do të nderojmë martirët e Shkodrës dhe gjithë martirët e demokracisë.
I bëj të qartë çdo shqiptari se ai është zot i këtij vendi dhe ajo materializohet përmes votës së tij.
Fuqinë e kësaj vote ta përdorim për të mbrojtur demokracinë, për të mos lejuar shpopullimin e vendit”, tha kreu i shtetit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta