Shkodra e preferuara e turistëve, Kalaja ‘Rozafa’ më e vizituara

23 Maj 2023 | 17:28

Pavarësisht se nuk është fundjavë dhe është një ditë normale e javës, sërish turistët janë të shumtë në kalanë “Rozafa” në qytetin e Shkodrës.

Një dukuri e tillë është vënë re edhe përgjatë pjesës muzeale në qytetin e Shkodrës duke premtuar kështu një sezon turistik tepër të mbarë në të gjithë bashkinë e Shkodrës.

Turistët janë të shumtë, por rekordin e mbajnë polakët.

Viktoria Mrovjec punon si guidë turistike për qytetarët polakë në Shqipëri.

“Erdhëm me një grup polak që ka udhëtuar nga Mali i Zi. Ata e dashurojnë Shqipërinë për shkak të diellit dhe të motit. Është turi i dytë që organizojmë për këtë vit dhe ka një dëshirë të madhe të polakëve për të vizituar Shqipërinë pasi është një vend i paeksploruar”, thotë Viktoria Mrovjec.

Edhe për guidën nga Shkodra Shkëlqim Tuzi, ky vit duket shumë i mbarë dhe ka një rritje të prenotimeve me rreth 20-30%.

“Faktikisht duke e krahasuar me vitet e shkuara është në rritje. Unë me çfarë shoh me shokët dhe miqtë që unë kam dhe informacionet që kam nga hotelet në Durrës, janë pothuajse të gjithë të zëna dhe e shoh që ka turistë më shumë se vitet e tjera . Nëse sot e kam 80% të zënë , një vit më parë kam qenë 60% të zënë . Pra ka minimaliaht një rritje 20%”, shprehet Tuzi.

Drejtuesja e Drejtorisë rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, Besara Podgorica vlerëson se numri i turistëve sa vjen e rritet në të gjitha sitet e trashëgimisë kulturore në të gjithë qarkun, ndërsa kampione mbetet kalaja “Rozafa”.

“Kemi nisur një sezon të mbarë turistik ku kalaja “Rozafa” vijon të mbetet një nga destinacionet turistike për vizitorët vendas dhe të huaj. Duke ju referuar shifrave në këtë 4-mujor të parë të vitit 2023 kemi rreth 30 mijë turistë dhe kaluar këtë shifër, të cilët kanë zgjedhur kalanë “Rozafa si destinacionin e tyre më të preferuar”, thotë Podgorica.

Referuar shifrave, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit, janë afro 6000 turistë më shumë që kanë vizituar Kalanë Rozafa në Shkodër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026