Rama e nis nga Shkodra turin e falënderimeve pas fitores në zgjedhje

18 Maj 2023 | 20:41

Nesër kryeministri Edi Rama do të nisë turin e falënderimeve pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 majit.

Takimin e parë do e ketë në Shkodër, bashki të cilën PS e fitoi për herë të parë në zgjedhjet e së dielës.

Nesër në mesditë kryeministri do të ketë inspektime në Shkodër, ndërsa rreth pasdites do të ketë edhe takimin e falënderimit.

PS fitoi zgjedhjet në 53 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, përfshi edhe bastione të përhershme të të djathtës si Shkodra. Bashkë fitojmë mori 7 bashki dhe 1 bashki shkoi për partinë MEGA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026