Shkoi për të mbledhur bimë medicinale, aksidendohet dhe vdes 65-vjeçari

13 Qershor 2024 | 12:54

Nje 65 vjeçar ka humbur jetën duke mbledhur bimë medicinale në fshatin Protopape të Njësise Administrative Moglicë.

Burimet policore bëjnë me dije se 65 vjeçari Islam Pashollari, banor i këtij fshati, por që vitet e fundit jetonte në kryeqytet, së bashku me një grup banorësh të tjerë kanë shkuar në malet e fshatit për të mbledhur çaj.

Në rrethana ende të pasqaruara nga policia 60 vjeçari ka rrëshqitur duke rënë disa metra poshtë në një terren të vështirë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë e cila është nisur në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026