Shkolla me printer 3D për Ukrainën, projekti i OJQ-ve për rindërtimin e vendit

30 Nëntor 2022 | 16:04

Lufta në Ukrainë ka çoroditur sistemin shkollor në vend. Këta fëmijë në Lviv, në perëndim të vendit, kanë vazhduar të marrin mësim dhe kanë mësuar të mbledhin pajisjet e tyre dhe të strehohen sapo të dëgjojnë tingujt e sirenave të alarmit. Të tjerë nuk janë aq me fat.

Vlerësohet se mbi 2 mijë shkolla janë shkatërruar ose dëmtuar gjatë luftës. Rindërtimi i tyre, sipas këtij drejtori shkolle, duhet të jetë prioriteti i ringritjes së infrastrukturës dhe duhet bërë me urgjencë.

“Nëse investon para’, duhet të investosh për vite me radhë. Duhet të ndërtohen shkolla, jo si barrakat e ndërtuara dikur në vitet ‘50 dhe ‘60 kur mësimi ishte i imponuar, por hapësira ku fëmijët të marrin dijet që duan, ku të studiojnë me kënaqësi”, tha Oles Pohranychnyi, drejtor i “Shkollës së Lirisë dhe Kujdesit”.

Në këtë kontekst, ndërtimi i një shkolle ka filluar përmes një printeri 3D të siguruar nga organizata joqeveritare “Team 4 Ukraina”. Themelet e godinës janë hedhur, por printeri nuk do të mbërrijë përpara fillimit të vitit të ri. Për pasojë, ndërtimi do të nisë në mars, kur temperaturat të rriten mbi 5 gradë Celsius dhe do të zgjasin më pak se një muaj. Ky ndërtim, për drejtuesit e OJQ-së, nuk është gjë tjetër veçse hapi i parë.

“Duhet të tregoj teknologjinë, të tregoj një projekt, diçka me rëndësi dhe shkolla është mënyra më e mirë për të përmbledhur nevojat që kanë njerëzit në terren. Natyrisht, më vonë do të ndërtojmë spitale dhe shtëpi, pasi shumë njerëz kanë humbur gjithçka. Gjithsesi, kjo është faza tjetër. Së pari duhet të tregojmë dhe pastaj të ndërtojmë”, u shpreh Jean-Christophe Bonis, themelues i “Team4UA.

Pjesa dërrmuese e thuajse 7 milionë ukrainasve që kanë lënë vendin për t’i shpëtuar luftës janë fëmiijë. Garantimi i mësimit për ta kur të jenë kthyer do të jetë një nga sfidat më të mëdha për Ukrainën kur lufta të ketë përfunduar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026