Shkollat pa internet, mësuesit trajnohen për teknologjinë, por mungojnë kompjuterët

23 Prill 2024 | 17:15

Mësuesit nuk dinë të përdorin teknologjinë. Ishte ky titulli kryesor i një ankete të realizuar nga UNDP. Sipas raportit nga 800 mësues, 65% e tyre nuk integronin teknologjinë gjatë mësimdhënies. Për ekspertët e arsimit, kjo gjendje, e ka zanafillën më lartë, sesa vetë mësuesit.

 “A mundet mësuesi të përdori teknologjinë në mësimdhënie së pari kur nuk ka infrastrukturë, çka do të thotë të ketë një internet, laptop, një platformë digjitale që të ketë video imazhe, informacione”,-tha ekspertja e arsimit, Irida Sina.

Mungesa e trajnimeve, të mësuesve është ngritur shpeshherë si shqetësim. Shumë mësues, sidomos ata që kanë më shumë vite mbi supe, e kanë të pamundur të logojnë qoftë dhe për të hedhur notat në sistemin SMIP.

“Të gjitha sistemet e digjitalizuar për mësuesit nuk kanë kaluar në procese trajnimi që duhet të jenë të dedikuar me grupe të veçanta. Ka një tjetër formë trajnimi sesi mund të merret një moshe e mësuese 50 vjeç dhe ka një tjetër metodologji për moshat pak më te reja”, tha Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

“Kemi një strategji që trajnon mësuesit në fundjavë, ne nuk bëmë një pyetësor, në nivel kombëtarë, ne cilat fusha kanë nevojë dhe kush do ishin trajnerët më të mirë për ta bërë këtë hap. Për sa kohë nuk ka një filtër që mat cilësinë e trajnimit, apo të bëmë ne trajnim dhe çfarë ndryshoi, nuk kemi asnjë raport që të masë që të vlerësojë ku ishin ne para se të filloj trajnimi dhe ku ishin rezultatet e klasës”,-tha Sina.

Mungesa e infrastrukturës së duhur në shkolla, është faktori kyç, që do të ndihmonte në socializmin e mësuesve me teknologjinë.

“Kemi shkolla dhe mësuese në zona ku nuk kap as valë jo më interneti, më të drejtë mësuesi has vështirësi, imagjinoni një shkollë që s’ka as internet, ka vështirësi të hapi sistemin të hedhë notat, a mundet ky mësues të japë mësim duke përdorur teknologjinë? Këto janë hendeqet e sistemit tonë arsimor”,-shtoi ekspertja e arsimit.

Qasja e të rinjve kundrejt teknologjisë, tregon një hendek të madh midis mësuesve dhe nxënësve, ku në shumë raste, këta të fundit, përfundojnë duke marrë rolin e mësuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026