English

Shkollat s’kanë internet|Mësuesit trajnim për teknologjinë, por mungojnë kompjuterët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mësuesit nuk dinë të përdorin teknlogjinë. Ishte ky tituli kryesor i një ankete të realizuar nga UNDP.

- Advertisement -

Sipas raportit nga 800 mësues, 65% e tyre nuk integronin teknologjinë gjatë mësimdhënies. Për ekspertët e arsimit, kjo gjendje, e ka zanafillën më lartë, sesa vetë mësuesit.

“A mundet mësuesi të përdori teknologjinë në mësimdhënie së pari kur nuk ka infrstrukturë, ç’ka domethënë të ketë një internet, laptop, një platfromë digjitale që të ketë video imazhe, informacione”, tha ekspertja e arsimit, Irida Sina.

Mungesa e trajnimeve të mësuesve është ngritur shpeshherë si shqetësim. Shumë mësues, sidomos ata që kanë më shumë vite mbi supe, e kanë të pamundur të logojë qoftë dhe për të hedhur notat në sistemin SMIP.

“Të gjitha sistemet e digjitalizuara për mësuesit nuk kanë kaluar në procese trajnimi që duhet të jenë të dedikuar me grupe të veçanta. Ka një tjetër formë trajnimi sesi mund të merret një moshë e mësuesve 50 vjeç dhe ka një tjetër metodologji për moshat pak më të reja”, tha Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

“Kemi një strategji që trajnon mësuesit në fundjavë, ne nuk bëmë një pyetësor, në nivel kombëtar, ne cilat fusha kanë nevojë dhe kush do ishin trajnerët më të mirë për ta bërë këtë hap…. për sa kohë nuk ka një filtër që mat cilësinë e trjanimit apo që bëmë ne trajnim dhe çfarë ndryshoi, nuk kemi asnjë raport që të masë që të vlersojë ku ishim ne para se të filloj trjanimi dhe ku ishin rezultatet e klasës…”, tha Irida Sina, eksperte arsimi.

Mungesa e infrastrukturës së duhur në shkolla, është faktori kyç, që do të ndihmonte në socilizimin e mësuesve me teknologjinë.

“Kemi shkolla, mesuese në zona ku nuk kap as valë, jo më interneti, më të drejtë mësuesi has vështirësi, imagjinoni një shkollë që s’ka as internet, ka vështirësi të hapi sistemin të hedhë notat, a mundet ky mësues të japë mësim duke përdorur teknologjinë? këto janë hendeqet e sistemit tonë arsimor”, tha ekspertja e arsimit, Irida Sina.

Qasja e të rinjve kundrejt teknologjisë, tregon një hendek të madh midis mësuesve dhe nxënësve, ku në shumë raste, këta të fundit, përfundojnë duke marrë rolin e mësuesit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?