Eksperti i kriminalistikës: Shkollat të monitorohen me kamera nga policia
Në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, Ministria e Brendshme ka parashikuar ashpërsim të dënimeve për 10 vepra penale, kur këto krime kryhen brenda ‘Perimetrit të sigurisë’ në shkolla.
Çdo vepër penale që lidhet me dhunën seksuale, pornografinë, trafikimin e të miturve, mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve të zjarrit, mbajtjen apo shitjen e armëve të ftohta, shitjen e lëndëve narkotive, përshtatjen e lokalit për përdorim droge, hedhja ose braktisjen e shiringave, nxitjen për përdorimin e drogës, drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt nëse do të kryhet në ambientet shkollore do të ketë ashpërsim të dënimeve.
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se shkollat duhet të monitorohen nga kamerat.
Mes tjerash ai theksoi se armëmbajtja pa leje po konkurron vrasjen.
“Mendoj se shkollat duhet të monitorohen me sistem kamerash nga policia, të paktën ambientet e jashtme. E kam fjalën për të gjithë shkollat. Armëmbajtja pa leje konkurron vrasjen tani. Armët ikin nëse ikën siguria”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:51 Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zgjaten hetimet, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri