Shkon në 140 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë

27 Mars 2024 | 16:01

Numri i viktimave nga sulmi i 22 marsit në një sallë koncertesh në Moskë ka arritur në 140, thanë autoritetet, teksa ka raportime se autoritetet kanë ndaluar operacionet për kërkimin e trupave të pajetë.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha më 27 mars se katër nga 76 personat që gjenden në spital janë në gjendje kritike.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Fatkeqësive, përfundoi pastrimin e rrënojave në sallën e koncerteve, teksa u raportua se kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar.

Katër persona të armatosur sulmuan sallën e koncerteve Krokus, duke qëlluar drejt njerëzve dhe duke i vënë flakën sallës.

Një gjykatë ruse më 25 mars ngriti akuza ndaj katër qytetarëve të Taxhikistanit për kryerjen e aktit të terrorizmit. Katër të tjerë po akuzohen se kanë ndihmuar sulmuesit.

Njerëzit nga Azia Qendrore që jetojnë në Rusi janë nën presion në rritje dhe po përballen me sentimentin kundër migrantëve pas sulmit. Gjatë kësaj jave, disa punëtorë nga Uzbekistani dhe Taxhikistani u morën në pyetje nga autoritet në Moskë.

Qeveria taxhike, që është e afërt me Kremlnin, ka marrë në pyetje familjarët e katër personave që po akuzohen se kanë kryer sulmin.

Uzbekistani ka këshilluar qytetarët e tij në Rusi që të respektojnë masat e shtuara të sigurisë dhe të mbajnë me vete dokumentet e identifikimit dhe lejet e punës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026