Shkon në 54 numri i të vdekurve nga shpërthimi kamikaz në Pakistan

31 Korrik 2023 | 14:27

Numri i të vdekurve në sulmin kamikaz të ndodhur një ditë më parë në Pakistan u rrit në 54.

Sulmi ndodhi në një tubim zgjedhor të klerikut dhe politikanit pro-taleban Fazlur Rehman në Bajur, një distrikt në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit.

Funeralet po mbahen në të gjithë Pakistanin dhe qeveria është zotuar të kapë ata që qëndrojnë pas sulmit vdekjeprurës, për të cilin ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Policia pakistaneze tha se një hetim fillestar tregoi se një fraksion rajonal i Shtetit Islamik mund të jetë përgjegjës për këtë sulm në një tubim elektoral të Partisë Islamike anti-Taliban Jamiat Ulema, e cila drejtohet nga kleriku dhe politikani i linjës së ashpër Fazlur Rehman.

Dhjetëra persona që morën lëndime të lehta u liruan nga spitali, ndërsa të plagosurit rëndë u transferuan në kryeqytetin e provincës Peshaëar me helikopterë ushtarakë. Numri i të vdekurve vazhdon të rritet pasi shumë nga të plagosurit rëndë po vdesin në spitale, i tha mjeku Gul Nasib një gazetari të Reuters.

Rehman nuk mori pjesë në tubimin e djeshëm të mbajtur nën një tendë të madhe pranë një tregu në rrethin Bajur të provincës Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me Afganistanin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026