“Shkrimi që futi Dritan Goxhaj në burg”, Avokati: Ja çfarë publikoi…
Gjyakata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me brug” për Dritan Goxhajn për të cilin synohet ekstradimi në Hagë. Akuza me të cilën përballet Goxhaj është ajo e frikësimit të dëshmitarëve të fshehtë, që në procesin që po zhvillohet në Hagë mbahen të fshehtë dhe pengim i autoriteteve zyrtare për hetimin.
Avokati i ish-luftëtarit të UÇK-së, Bashkim Nikolla ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania për të folur më tepër rreth arrestimit të tij.
Ai tha se ka qenë një shkrim ai i cili burgosi Dritan Goxhajn, ku akuzohet se ai ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve, por sipas avokatit, emrat e këtyre dëshmitarëve nuk kanë qenë të fshehtë pasi çdokush arrin ti gjejë sa kohë që gjyqi nuk është i fshehtë.
“Shkrimi i Dritan Goxhaj “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale”, i botuar në një media të Kosovës në datën 1 dhe 2 janar, në formën e opinionit ka të bëjë me fjalën Mëmëdheu dhe ne të tjerët.
Aty thuhet çfarë bëjmë ne për Mëmëdheun, referencat që janë për dëshmitarët, ata janë dëshmitarë që njihen në Shqipëri dhe anë e kënd botës. Kushdo, duke qenë se ky është një gjyq ndërkombëtarë, e jo i fshehur, mund t’i gjejë emrat e këtyre”,-tha avokati Nikolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Jo më Ruanda, zbulohet tjetër shtet ku Britania pritet t’i çojë azilkërkuesit
“Niko Peleshi, në syrin e ciklonit”, Lita: S’do ta kalojë lehtë rastin e Zall Herrit
Spahiu: Rritja e çmimeve të shtëpive frenohet duke ndaluar blerjet e të huajve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë