Shkrimtari hungarez fiton çmimin Nobel në Letërsi
Akademia Suedeze e Shkencave ka vendosur që Çmimi Nobel për Letërsi t’i shkojë shkrimtarit hungarez László Krasnahorkaj, u njoftua sot.
Krasnohorkai u vlerësua ” për një vepër mbresëlënëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.
“Po flasim për një shkrimtar të madh në gjurmët e traditës së Evropës Qendrore, e cila shtrihet nga Kafka te Thomas Bernhard, dhe e cila karakterizohet nga absurdizmi dhe ekzagjerimi grotesk. Megjithatë, arti i tij ka edhe dimensione të tjera – ai shikon edhe nga Lindja, duke përvetësuar një ton më kontemplativ dhe të nuancuar imët”, thuhet në motivacionin e Nobelit.
Laszlo Krasnahorkai lindi në vitin 1954 në Gyula, Hungari gjatë epokës sovjetike. Ai botoi romanin e tij të parë ” Satantango” në vitin 1985, i ndjekur nga “Melankolia e Rezistencës” (1989), “Lufta dhe Lufta” (1999) dhe “Kthimi në Shtëpi i Baronit Wenkheim” (2016). Ai gjithashtu botoi shumë vepra të shkurtra në prozë, të tilla si “Animalinside” (2010) dhe tekste gjeografikisht më të gjera si “Shkreti dhe trishtim nën kapakun e qiellit” (2004) dhe “Seiobo je sojourno tamo dole” (2008).
Çmimi për letërsi është dhënë 117 herë deri më tani, me një total prej 121 laureatësh.
Çmimin e vitit të kaluar e fitoi autori koreano-jugor Han Kang , për një vepër që, siç u tha nga komiteti, “përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.
Çmimi për letërsi është i katërti me radhë që shpallet këtë javë, pasi fituesit e Çmimeve Nobel për Mjekësi, Fizikë dhe Kimi për vitin 2025 janë shpallur tashmë.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse