Shkrimtari më i rëndësishëm shqiptar Ismail Kadare feston sot 84-vjetorin e lindjes
Më 28 janar të vitit 1936 lindi shkrimtari më i rëndësishëm shqiptar Ismail Kadare. Një kandidat i përhershëm për çmimin “Nobel” në letërsi dhe laureat i dhjetëra çmimeve të tjera të mëdha ndërkombëtare, Kadare cilësohet një ndër shqiptarët më të famshëm sot në botë.
Vepra e tij është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. Kadare mbetet shkrimtari më i dashur dhe më me influencë në Shqipëri edhe pse prej 30 vjetësh ai jeton në Paris të Francës. Me rastin e 84 vjetorit të tij, Shqipëria do të organizojë disa aktivitete, ndër të cilat edhe një ekspozitë letrare me veprat e tij më të popullarizuara.
Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës.
Ai krijoi një vepër me karakter universal, por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Shkrimtari i lindur në Gjirokastër Ismail Kadare konsiderohet nga disa si një nga kolosët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmi.
Edhe pse sot 84 vjeç, Ismail Kadare vijon të jetë aktiv në veprimtarinë e tij letrare. Ai është nderuar në Francë me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.
Ismail Kadare është vlerësuar edhe në vitin 2017 me titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit të Nderit”, ndërsa sot, ai renditet në mesin e mbi 200 personaliteteve botërore, të cilët kanë marrë vlerësim dhe janë çmuar nga shteti i Francës.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij