Shkrimtari serb kërkon njohjen e Kosovës, kritika ndaj Serbisë: Jam kundër dhunës

12 Tetor 2024 | 14:49

Shkrimtari serb, Dejan Atanackoviç, ishte pjesë e festivalit të letërsisë ‘Tirana Gate 2024’, një panel arti mbi politikën, të cilën artisti e sheh si hapësirë emocionale.

Ai është ndër të paktët autorë serb që ka kërkuar që shteti i tij të njohë Kosovën dhe shpesh ngacmon polemika me tezat qe ai trajton mbi politikën dhe aktualitetin.

Atanackoviç, që është dhe artist pamor pati kritika për situatën aktuale.

“Duhet përcaktuar pozicioni i Serbisë në raport me realitetin me Europën, Kosovën dhe duhet të përcaktuar pozicioni i Serbisë në raport me kulturën. Nuk kam qenë kurrë një njeri pro dhunës dhe këto që po i them këtu i kam thënë dhe në vendin tim, por e di se regjimi është gati për dhunë, e di se regjimi po e përjetëson dhunën kundër nesh, qytetarëve. Përgjigja që duhet të japim është në një pikë që duhet të jetë e përshtatshme. Politika në vendet tona po nxit shoqëritë e mbyllura dhe provincialismin dhe po e frenon zhvillimin e traditive demokratike,” – tha shkrimtari.

Romani i tij, Luzitanja merr në shqyrtim një anije britanike dhe një spital psikiatrik në Beograd.

Festivali ndërkombëtar i letërsisë “Tirana Gate” ka sjellë në edicionin e këtij viti 11 autorë të huaj e më shumë se 20 autorë shqiptarë të cilët me diskutime te tyre reflektojnë njeriun e sotëm, atë që bën politikën dhe letërsinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026