Shkrimtarja flet për dokumentin e Enver Hoxhës: Lërini të thonë vetë se do t’i shembim kishat dhe xhamitë

25 Dhjetor 2025 | 21:23

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, shkrimtarja Rita Petro foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur në Shqipëri feja ishte e ndaluar.

Ndër të tjera, ajo tregoi për një dokument që kishte lexuar, ku Enver Hoxha jepte direktiva për mënyrat e largimit të njerëzve nga feja.

“Kam lexuar një dokument që ishte i Enver Hoxhës, që thoshte: ne nuk ua heqim dot nga koka fenë njerëzve, por lerini ata dhe nxitini që të thonë ‘ne do t’i shembim kishat dhe xhamitë, sepse feja është opium’. Ishte nxitja që komunistët t’i shtynin njerëzit që ata vetë të spiunonin dhe të shikonin se kush do t’i ndiqte këto rite. Ishte shumë e thellë, ajo dinakëria”, tha ajo.

Gjithashtu, Petro tregoi me emocion se si nëna e saj bënte ëmbëlsira dhe i shpërndante me frikën se mos kuptohej.

“Mami bënte ëmbëlsira për Krishtlindje apo për Pashkë dhe i shpërndante, duke thënë: mos na thonë gjë, unë po i shpërndaj për Vitin e Ri”, tha shkrimtarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Tre grupet parlamentare të opozitës, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se janë...
12:47 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026

Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për vendimin e mazhorancës për të kaluar me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara...
10:52 | 27/07/2026