Shkrimtarja shqiptare nominohet për çmimin “Booker Prize”, e dyta pas Kadaresë
Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është përfshirë në listën e gjatë të pretendentëve për një ndër çmimet më prestigjioze të letërsisë botërore, Booker Prize 2025, me romanin e saj “Misinterpretation”.
Xhoga bëhet shkrimtarja e dytë shqiptare që arrin një nominim të tillë, pas Ismail Kadaresë, i cili është dhe fitues i çmimit prestigjoz në vitin 2005. Shkrimtari i ndjerë u nominua gjithashtu për këtë çmim dhe në vitet 2017 dhe 2024.
Ledia Xhoga ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërsa aktualisht jeton dhe punon në Brooklyn, në New York. Romanin e saj të parë, “Misinterpretation”, ajo e publikoi në vitin 2024, dhe ai u përball menjëherë me një pritje të jashtëzakonshme kritike dhe letrare.
“Misinterpretation” u shpall fitues i Çmimit të Librit të Qytetit të Nju Jorkut për autore debutuese, si dhe ishte finalist për Çmimin për Novelën e Parë të Qendrës për Fiksion në SHBA. Po ashtu, u përzgjodh si libri më i mirë i vitit 2024 nga platforma Debutiful, e specializuar në autorë të rinj.
Fituesi i Booker Prize 2025 do të shpallet më 10 nëntor, dhe emri i Ledia Xhogës në këtë listë përfaqëson një sukses të rëndësishëm për letërsinë e shkruar në gjuhën shqipe dhe për zërat e rinj që po depërtojnë në skenën letrare globale.
LEXONI GJITHASHTU:
Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq