Simboli ‘Z’, i mbështetjes për ushtrinë ruse shfaqet në Mitrovicën e Veriut

7 Prill 2022 | 09:16

Në disa ndërtesa në Mitrovicën e Veriut në Kosovë janë vizatur simbole të ushtrisë ruse që përdoren në luftën në Ukrainë.

Shkronja “Z” është shfaqur në ndërtesa publike dhe sheshe gjatë javëve të fundit.

Autoritet e Mitrovicës thonë se nuk dihet se cilët janë personat që kanë shkruar simbolet ruse, raporton Radio Europa e Lirë.

Në Rusi, shkronja ‘Z’ përdoret si simbol i pushtimit ushtarak. Ukraina u ka bërë thirrje shteteve që të dënojnë penalisht përdorimin e simbolit ‘Z’, i cili konsiderohet si mbështetje për ushtrinë ruse.

Në Gjermani disa lande kanë ndaluar përdorimin e kësaj germe duke parashikuar dhe dënime për ata që e përdorin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026