Shkrumbohet stalla e derrave në Korçë, flet pronari: Nuk kam konflikte

20 Mars 2025 | 10:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku pas një zjarri të rënë është shkrumbuar një stallë e vendosur në afërsi të ish-fushës së mbetjeve urbane.

Si pasojë e flakëve, janë djegur rreth 35 derra që ndodheshin brenda stallës.

Pronari i stallës, Daniel Frashëri, ka deklaruar se në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ndodhej aty, por është lajmëruar nga të tjerë për ngjarjen. Ai theksoi se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë lidhur me biznesin, i cili është hapur dy vite më parë

Policia po heton shkaqet e zjarrit dhe ka sekuestruar pamjet e një kamere sigurie që ndodhet pranë stallës për të ndihmuar në hetime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026