Euronews siguron pamjet, momenti kur makina me 4 të rinjtë digjet pas përplasjes
Euronews Albania ka siguruar pamjet nga momenti kur automjeti me katër të rinjtë digjet menjëherë pas përplasjes me betonieren.
Aksidenti i rëndë ndodhi gjatë mesanatës në Fushë-Prezë ndërsa janë identifikuar katër të rinjtë që humbën jetën ku dy prej tyre, Enejdi dhe Erildi Laçi, janë vëllezër.
Personat që humbën jetën pas zjarrit në automjetin e aksidentuar janë katër të rinj të moshës 20-25 vjeç: Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, të gjithë nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.
Pas përplasjes së fortë, makina shpërtheu në flakë, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj humbën jetën pasi u bllokuan në mjet dhe u dogjën, pa pasur mundësi të dilnin.
“Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët, kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç, dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, drejtuesi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, nuk u gjet në vendin e ngjarjes pas aksidentit, ndërsa më vonë u bë i mundur ndalimi i tij.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta