Shlyhet dënimi, Flamurtarit i rikthehen tifozët në stadium për ndeshjen ndaj Partizanit
Flamurtari vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së radhës në Superligën Shqiptare, atë me Partizanin, e cila do të luhet këtë fundjavë në Vlorë. Atmosfera në kamp është pozitive, veçanërisht pas një pike shprese të marrë përballë Dinamos.
Lajmi i mirë për klubin është rikthimi i tifozëve. Burime nga klubi vlonjat kanë konfirmuar se është shlyer plotësisht dënimi i dhënë nga Disiplina në FSHF, që e kishte penalizuar skuadrën e Flamurtarit me tetë ndeshje pa tifozë. Shkak i dënimit ishin incidentet gjatë përballjes me Teutën, e luajtur në Vlorë më 19 dhjetor.
Tani, gjithçka ka kaluar dhe klubi kuqezi do të ketë mbështetjen e tifozëve në stadium. Gjatë periudhës së dënimit, tifozët gjithsesi gjetën mënyra të ndryshme për ta mbështetur ekipin, por jashtë rrethimit të stadiumit.


Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare