Shmanget grushti i shtetit në Ukrainë

1 Korrik 2024 | 19:25

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit njoftuan sot se një grup aktivistësh planifikuan javën e kaluar “provokime” në kryeqytetin Kiev, me qëllim të kapjes së parlamentit dhe formimit të një qeverie të përkohshme.

Katër persona janë nën hetim dhe dy prej tyre janë caktuar në masën e paraburgimit. Të dyshuarit përballen me dënimin deri në dhjetë vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë.

Anëtarët e SBU zbuluan armë dhe municione gjatë bastisjes, transmeton portali ukrainas Telegraf. Hetimi konstatoi se gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti, një grup personash në rrjetet sociale kërkonin diskreditimin e udhëheqjes aktuale të shtetit, ndryshimin e rendit kushtetues dhe marrjen e pushtetit shtetëror në Ukrainë.

“Ata planifikonin të përhapnin informacione për “trazirat” në Kiev përmes burimeve të informacionit vendas dhe të huaj, me qëllim që të destabilizonin situatën socio-politike brenda vendit tonë, nga e cila do të përfitonte Federata Ruse”, tha SBU në një deklaratë.

Organizatori i trazirave ishte presidenti i sindikatës, i cili më parë kishte organizuar provokime dhe njihet për qëndrimin e tij antiukrainas që nga viti 2015.

Për të realizuar planin, ai mori me qira një sallë në Kiev që mund të strehojë 2000 njerëz dhe gjithashtu u përpoq të punësonte personel ushtarak dhe roje të armatosura të strukturave private për të kryer konfiskimin.

“Më 30 qershor, komplotistët planifikuan të mbanin një tubim gjoja argëtues në Kiev, të zgjidhnin një qeveri të përkohshme, të hynin në Verkhovna Rada, të zëvendësonin udhëheqjen shtetërore dhe të kryenin një kontroll. SBU ekspozoi në kohë qëllimet e paligjshme të pjesëmarrësve, dokumentoi aktivitete subversive dhe arrestoi organizatorët”, thekson ai në njoftim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026