Shmanget sulmi terrorist në Belgjikë, arrestohen 8 anëtarë të një celule xhihadiste
Policia në Belgjikë ka arrestuar 8 persona të dyshuar se ishin gati të kryenin një sulm terrorist në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e prokurorit federal, sipas të cilës kontrolle të shumta janë kryer në Bruksel, Anversë dhe në qytetin kufitar Eupen.
Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit ishin persona të radikaliuar që në moshë të vogël dhe dyshohet se i përkisnin një lëvizjeje xhihadiste.
Në detaj janë tre të arrestuarit në kuadër të një hetimi të prokurorisë në Bruksel dhe 5 të tjerë në kuadër të një hetimi analog në Anversa.
“Mes dy rasteve ka lidhje, por hetime të mëtejshme do të tregojnë se deri në çfarë pike të dyja çështjet janë ndërthurur”, ka deklaruar një nga burimet pranë gjyqësorit belg.
Të paktën dy nga personat e përfshirë dyshohen se po përgatisnin një sulm terrorist, por objektivi i atentatit nuk është zbuluar ende.
Ata vazhdojnë të jenë të ndaluar për t’u marrë në pyetje dhe vetëm më pas prokurori do të vendosë nëse do të konfirmojë arrestimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë