Shoqata e Transportit kërkon rritjen e çmimit të biletës: Në gusht s’ka abone
Shoqata e Transportit Urban ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit për vijimin e paketës antikrizë ose në të kundërt rritjen e çmimit të biletës për të bërë të mundur shërbimin qytetas.
Në letrën drejtuar Bashkisë Tiranë Shoqata e Transportit rendit vështirësitë me të cilat po përballet sektori, që nga shpërthimi i pandemisë e më tej lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimit të karburantit që e bën të pamundur nga ana e tyre ofrimin e shërbimit.
Në kërkesën e shoqatës thuhet se për muajin gusht nuk do të ofrohen abone.
“Sot, në ditën e paraqitjes së kësaj kërkese, në prag të fillim muajit gusht, në emër të të gjithë operatorëve të këtij shërbimi ju konfirmojmë se, në mungese të subvencionimit të menjëhershme ato, për arsye të gjendjes financiare të krijuar e kane te pamundur tërheqjen pranë organit tatimor dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor për muajin gusht. Me rezervat e gjendjes se karburantit të akumuluar mund ta ofrojmë këtë shërbim deri ne datat 30-31 korrik 2022, për më tej vazhdimësia mbetët e ndërvarur nga subvencioni shtetit”, thuhet në letër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta