“Shot / Reverse Shot” – GOCAT sjell ekspozitën që sheh drejt në sy

18 Korrik 2025 | 18:06

Ka ngjarje që nuk tregohen me fjalë. Ka kohë që nuk kthehen më, por që mbeten të skalitura në kujtesë dhe ndonjëherë, në fotografi.

Mbrëmjen e djeshme, në Galerinë e Artit Bashkëkohor GOCAT, u hap ekspozita “Shot / Reverse Shot”,  një takim përtej kohës mes dy brezash, dy sysh, dy mënyrash të të parit e të të kuptuarit të Shqipërisë.

Në qendër qëndrojnë fotografitë unike të Barry Lewis, të realizuara në Shqipërinë e viteve ’90, në një vend që sapo kishte nisur të merrte frymë ndryshe, në një popull që mbante ende mbi supe peshën e së shkuarës. Këto pamje të rralla, që për dekada jetuan larg nesh, marrin sot përgjigje nga një brez i ri artistësh shqiptarë, që flasin me zërin e së tashmes.

Kuratori Burim Myftiu e përshkroi ekspozitën si një studim antropologjik të shpirtit shqiptar në tranzicion:

“Kjo ekspozite eshte nje studim antropologjik i  viteve 90- 91. Keto nuk jane vetem fotografi, keto jane njevepra te thella dhe ky i shtegetoi neper bote, I ktheu tani ne shqiperi dhe gjeneratat qe jane lindur pas viteve 90 e kane nje retrospektive, nje pamje te prinderve te tyre te cilet I kane degjuar, port ani mund ti shohin dhe vizualisht”, thotë Burim Myftiu, kurator i ekspozitës.

Fotografi britanik Barry Lewis, i pranishëm në hapje pas më shumë se tri dekadash, u shpreh I befasuar nga ndryshimi që gjeti.

“Ishte si të rikthehesha në një vend tjetër. Kaq shumë ndryshim… kaq shumë jetë. M’u duk sikur kishte më shumë turistë se vendas në rrugët e Tiranës”, thotë fotografi Barry Lewis.

Ekspozita është një bisedë vizuale e ndjeshme dhe bashkëkohore, ku çdo vepër është një pikë ndalimi, një pasqyrë dhe një pyetje për identitetin.

Në këtë bisedë, pjesë e pazëvendësueshme është edhe Roland Tasho, ndër të vetmit fotografë shqiptarë që kanë dokumentuar ato vite.

“Une duke qene edhe bashkekohes I fotografit dhe do te thoja qe per mendimin tim, pa njohur te kaluaren sic duhet nuk mund te shohesh te ardhmen . Eshte nje pune e jashtezakonshme e kuratoreve qe e sollen autorin ketu dhe njekohesisht qe me bene edhe mua pjese te ketij pazelli”, thotë fotografi Roland Tasho.

“Shot / Reverse Shot” është një ftesë për të parë më thellë në të kaluarën, tek njëri-tjetri dhe brenda vetes.

Nën kujdesin e Fondacionit MANE ekspozitado të qëndrojë e hapur falas për publikun deri më 7 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026