Shpallen martirë dy klerikët shqiptarë, u vranë për shkak të besimit
Papa Françesku ka miratuar sot shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë duke e çuar në 40 numrin e klerikëve të vrarë për shkak të besimit të tyre.
“Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli do të shpallen të lumë dhe kështu do t’i bashkohen 38 martirëve të tjerë, të cilët u shpallën të tillë në vitin 2016”, ka njoftuar Kisha Katolike Shqiptare.
Atë Luigj Paliq (Palić) është personifimi më i mirë dhe më i qartë i vuajtjes nga persekutimi i katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913, ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe asimilimit të katolikve shqiptarë, Atë Palić u gjend në krye të detyrës duke inkurajuar besimtarët e asaj treve që të mos e lëshonin besimin e të parëve dhe identititetin shqiptar. Për këtë arsye, për shkak të një urrejtjeje patologjike ndaj çdo gjëje katolike dhe shqiptare, pushtuesit malazezë e arrestuan dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore. Pas një periudhe të gjatë burgosjeje në burgun e Gjakovës, ku edhe pse nën tortura të tmerrshme nuk e pranoi ndërrimin dhe mohimin e fesë, ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë dhe u shporua me bajoneta në Pejë, duke gjetur vdekjen e mënjëhershme.
Dom Gjon Gazulli u ekzekutua, nga Mbreti Zog, me varje, në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Ai ishte një kundërshtar i mbretit Zog për shkak të politikave të tij shpeshherë diskriminuese ndaj zonave katolike, kryesisht Dukagjinit. Gjithashtu ai kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”
Para ekzekutimit fjalët e tij të fundit ishin: “ Po vdes i pafajshëm. Rrnoftë Krishti, Mbreti ynë! Rrnoftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rrnoftë Papa, Ati ynë! Rrnoftë Shipëria dhe shqiptarët e vërtetë!
Këta meshtarë dhe jeta e tyre, janë tregues së përpjekjes dhe përkushtimit tërësor që Kisha Katolike në vendin tonë pati për Fe e Atdhe.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit