Shpallet fituesja e Miss Universe 2023, kush është më e bukura e botës

19 Nëntor 2023 | 11:28

Sheynnis Alondra Palacios Cornejo është “gruaja më e bukur në botë”.  Sheynnis Palacios ka hyrë në histori pasi këtë të diel ajo u bë gruaja e parë nga Nikaragua e shpallur Miss Universe. Ajo ëhstë fituese e shumë konkruseve bukurie dhe i ka treguar botës potencialin, hirin dhe zgjuarsinë e saj.

Karriera e Palacios filloi shumë herët, në vitin 2016 ajo është kurorëzuar Miss Teen Nikaragua.

Ajo gjithashtu mund të cilësohet si bukuroshja perfekte dhe shumë e zgjuar, dhe kjo ishte evidente me përgjigjen e saj ndaj pyetjes “nëse do të mund të jetonit një vit në këpucët e një gruaje tjetër, kë do të zgjidhnit dhe pse?”

Sheyniss zgjodhi Mary Wollstonecraft dhe tha: “Unë do të zgjidhja Mary Wollstonecraft sepse ajo hoqi hendekun dhe u dha një mundësi shumë grave. Unë do të doja që ai boshllëk të hapej në mënyrë që më shumë gra të mund të punonin në çdo fushë që ato zgjedhin të punojnë, sepse nuk ka një vend ku gratë nuk mund të punojnë.”

Konkursi vjetor i bukurisë u zhvillua në kryeqytetin e Salvadorit, San Salvador. Shoqëruesja e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.

Bukuroshet këtë vit u gjykuan nga një panel ku merrte pjesë modelja Halima Aden, ylli i “Queer Eye” Carson Kressley, influencuesi i TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026