Shpalli kampion Leicester-in, trajneri italian tërhiqet pas 38 vitesh nga futbolli

22 Maj 2024 | 13:36

38 vite të suksesshme në trajnim, madje duke fituar disa trofe, mes tyre dhe Premier Leaguen me Leicester Cityn, tanimë ka ardhur fundi e Claudio Ranieri ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit. Trajneri që sezonin e fundit ishte pjesë e Cagliarit, arriti të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria, ndërsa kishte njoftuar më herët që ky do të ishte sezoni i tij i fundit si trajner. Në fund ia doli që ekipin e tij ta mbajë në elitën e futbollit Italian, ndërsa u largua si një hero, me lojtarët, stafin dhe tifozët të cilët të emocionuar e përshëndetën 72-vjeçarin.

Nga Italia në Spanjë, Francë, Greqi dhe Angli, CV e pasur e trajnerit Ranieri, por suksesi më i madh i tij mban emrin Leicester City, ekipin të cilin e shpalli kampion të Premier League-s angleze në vitin 2016, duke shkruar historinë me dhelprat.

Karriera si futbollist ishte e shkurtër e zgjati vetëm 13 vjet, por gjithçka nisi në Romë ku ishte fillimisht lojtar e më pas vite më vonë si trajner. Në aspektin personal, Ranieri numëron dhe disa trofe mes tyre trajneri i muajit, trajneri më i mirë i vitit e të tjera vlerësime në botën e futbollit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht 12 të tjerë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më...
08:28 | 03/07/2026

Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë

Radhët e gjata në Pikën Kufitare të Kapshticës vijojnë të jenë një problem i përditshëm për udhëtarët që kalojnë kufirin greko-shqiptar. Pamjet e regjistruara në...
07:51 | 03/07/2026

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026