”Shpenzimet dhe papunësia rriten çdo ditë”, Basha: Ne do të sjellim shpresë!

4 Janar 2021 | 07:50

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në Facebook shprehet se Edi Rama ka shkatërruar ekonominë e vendit. Basha premton se partia që ai drejton do të sjellë shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan kryedemokrati. 

Ndërkohë Basha ka publikuar edhe një video, ku sipas tij në të shfaqen dështimet e qeverisë Rama.

3 ditë më parë, kryetari i PD-së reagoi edhe ndaj lajmit se Shqipëria ka siguruar dozat për të filluar fushatën e vaksinimit anti-COVID.

Basha theksoi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur vaksinimin ndërkohë që Shqipëria po e nis jo vetëm me vonesë por dhe me shumë pak sasi në doza.

Sipas tij, kryeministri Rama duhet të largohet nga qeveria dhe e vetmja gjë që po bën është të shesë dështimet si suksese.

Lexoni gjithashtu:

Fillimi i vaksinimit në Shqipëri, reagon Basha: Jemi vonë, ka shumë pak doza

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026