Shpenzimet gjatë fushatës, ekspertët tregojnë “vijën e kuqe” për partitë politike
Fushata për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ka nisur prej kohësh, por në dy javët e fundit është intensifikuar aktiviteti i partive dhe bashkë me to edhe shpenzimet financiare.
Anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Çaka, thotë se Kodi Zgjedhor parashikon se partitë politike për financimet gjatë fushatës elektorale duhet t’i përmbahen me rigorozitet ligjit.
Ai theksoi në Euronews Albania se subjektet duhet të ndjekin katër modele financimi, të cilat janë të sanksionuara qartë në Kodin Zgjedhor.
“Siç ju e sqaruar paraprakisht, në nenin 86 të Kodit Zgjedhor parashikohen se burimet e financimit të fushatës zgjedhore janë katër: Fondet e vendosur paradhënie nga buxhetit i shtetit për partitë politike të regjistrua; të ardhura e vetë subjektit zgjedhor; dhurata të ndryshe që përfiton subjekti zgjedhor dhe kandidatët e tyre; huatë dhe kërditë e marra nga partitë dhe kandidatë e tyre, sipas ligjit”, tha ai.
Përballë gazetares Loneta Progni, z. Çaka thotë se subjektet e regjistruara në zgjedhje do duhet të raportojnë shpenzimet e tyre brenda 60 ditësh, menjëherë pas përfundimit të fushatës.
Sipas tij, nëse gjatë auditimit hasen raste të shkeljeve të rregullave partitë do gjobiten, ose në të kundërt do kallëzohen në prokurori.
“Referuar edhe Kodit Zgjedhor, Komisioni Rregullator në datën 6 prill ka miratuar një akt normativ, për raportimin financiar të subjekteve zgjedhore. Referuar këtij akti, rezulton se shpenzimet për fushatën zgjedhore do të raportohen brenda një afati prej 60 ditësh nga momenti i përfundimit të fushatës zgjedhore dhe më tej KQZ ka afat 30 ditor duke kontraktuar dhe një auditues të jashtëm edhe do të nxjerrë raportin”, theksoi ai.
Dritan Taulla, vëzhgues zgjedhor, KRIIK Albania thotë se përveç shpenzimeve të vetë partive politike në rrjetet sociale, ka edhe palë të tretë që po bëjnë shpenzime për reklama në favor të partive të caktuara politike. Ai solli shembullin e disa faqeve në Facebook.
“Nga mars i vitit të shkuar mundëson se sa ka shpenzuar një faqe e caktuar në Facebook me përafërsi për reklama. Së paku 3 faqe në Facebook që publikojnë reklama të financuara nga palë të treta. Njëra është krijuar në janar 2021, një tjetër në nëntor 2020 dhe një tjetër që ka qenë shumë e ndjekur dhe ka qenë inaktive por tani është rikthyer. Kemi individë pas këtyre faqeve që po përpiqen të ndihmojnë partitë politike”, tha ai.
Lidhur me shpenzimet, Dritan Taulla nënvizoi se “monitoruesit e angazhuar nga KQZ, 64 persona nuk bëjnë kostim (përllogaritje) të pavarur por evidentojnë” dhe ndaj sipas tij për administratën e KQZ do të jetë e vështirë që të bëjë kryqëzimin mes raportimeve të partive për shpenzimet në fushatë dhe raportimet e monitoruesve.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali thekson se fokusi kryesor te fushata online është “një shmangie e gazetarisë”, pasi tashmë “propaganda i shkon drejtpërdrejt publikut”.
Lexoni gjithashtu:
Fushata online, Koloreto Cukali: Partitë shmangin gazetarin, shkojnë te publiku pa filtra
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta