Shpërdorim detyre e korrupsion, Policia e Beratit arreston 2 punonjës të IKMT Tiranë
Dy punonjës të IKMT-së Tiranë janë arrestuar pasditen e sotme nga policia e Beratit.
Ata janë arrestuar në banesat e tyre në qytetin e Tiranës dhe janë sjellë në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, pas masës së sigurisë “arrest në burg” që është dhënë sot për ta,në mungesë, nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat.
Punonjësit E.B dhe A.D, të dy inpektorë të IKMT-së, mësohet se akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.
Bëhet e ditur se këta dy shtetas ishin në hetim penal nga Prokuroria e Beratit që prej vitit 2021.
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, përgjime, vëzhgime, ka rezultuar se dy punonjësit e IKMT-së shkonin për kontrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026