Shpërndante drogë në plazhet e Ksamilit, pranga 24-vjeçarit. Çfarë iu gjet në makinë
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, duke shpërndarë doza me kanabis në zonën e Ksamilit.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
24-vjeçari, banues në Gjirokastër u ndalua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 14”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)