Shpërndante kokainë në zonën e Xhamllikut dhe Freskut, arrestohet 28-vjeçari

25 Tetor 2024 | 09:42

Një 28-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Green,” të ndërmarrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për goditjen e veprimtarive kriminale të lidhura me shpërndarjen e narkotikëve.

Gjatë operacionit, u sekuestrua një sasi prej 250 gramësh lëndë e dyshuar si kokainë, pjesërisht e ndarë në doza të gatshme për shitje. Pasi siguruan informacione operative për veprimtarinë e një personi që shpërndante drogë në zonat e Freskut dhe Xhamllikut, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve organizuan dhe finalizuan operacionin.

Policia e lokalizoi 28-vjeçarin K. T., banues në Tiranë, duke qarkulluar me automjet në rrugën “Xhanfize Keko.” Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës narkotike, e cila dyshohet se ndahej në doza për shitje në zonat e Freskut dhe Xhamllikut.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme mbi veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026