Shpërndarja e materialeve zgjedhore nis në Bashkinë Kukës

10 Maj 2025 | 13:15

Në Bashkinë Kukës ka nisur sot shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen të dielën, më 11 maj.

Procesi është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe në prani të përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisionit Zonal të Administratës Zgjedhore Kukës dhe forcave të rendit.

Qendra e votimit me numër 0677, e vendosur në fshatrat Pakisht dhe Kosharisht të njësisë administrative Zapod, ishte e para që mori materialet zgjedhore. Këto dy fshatra janë të përfshira në të njëjtën qendër votimi dhe numërojnë gjithsej 318 votues të regjistruar.

Shpërndarja e materialeve vijon në drejtim të qendrave të tjera të votimit në territorin e Bashkisë Kukës, duke filluar me fshatrat më të largëta dhe ato malore, për të siguruar që çdo qendër votimi të jetë e pajisur me materialet e nevojshme si fletët e votimit, kutitë, regjistrat dhe pajisjet për identifikimin biometrik, përfshirë kamerat dhe paisjet e tjera teknike.

KZAZ Kukës ka siguruar se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe transparent. Shpërndarja e materialeve do të përfundojë 15 orë para nisjes së procesit të votimit të dielën, më 11 maj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026