Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa private

4 Qershor 2024 | 13:42

Një zjarr ka rënë rreth orës 11:30 në një banesë dykatëshe në lagjen “30-Vjetori” në qytetin e Beratit. Zjarri i rënë në vilën në pronësi të shtetasit Gentjan Palla dhe dyshohet se shkak është bërë rjedhja e një bombole gazi 5 litra.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse, që bën të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Pas fikjes së zjarrit, grupi hetimor konstatoi bombolën e gazit që dyshohet se kishte shpërthyer dhe kishte shkaktuar zjarrin në banesë.

Si pasojë ë rënies së zjarrit nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale, ku është djegur plotësisht një nga dhomat e katit të parë të shtëpisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026