Shpërthen një fabrikë kimikatesh në Pakistanin, 16 persona të vdekur
Një fabrikë kimikatesh që prodhonte ngjitësa ka shpërthuer në Pakistan duke lënë të paktën 16 persona të vdekur dhe shtatë të plagosur, pasi u shemb dhe shkaktoi zjarre në shtëpitë përreth, raportojnë mediat pakistaneze.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit sipas orës lokale, të premten, në zonën Malikpur të Faisalabad, në perëndim të Lahores në provincën Punjab.
Hetimet paraprake treguan se një rrjedhje gazi brenda magazinës kimike të fabrikës shkaktoi shpërthimin, raportuan mediat lokale.
Autoritetet arrestuan menaxherin e fabrikës, ndërsa në kërkim është shpallur pronarin, i cili u arratis menjëherë pas incidentit.
Shpërthimi rrafshoi çatinë e fabrikës dhe të shtëpive që ishin ngjitur, duke shkaktuar zjarre në të paktën tre prej tyre.
Sipas raportimeve, shumica e të vrarëve janë banorë e shtëpive, përfshirë gjashtë fëmijë.
Ndërkohë, zjarret në fabrika nuk janë të rralla në Pakistan. Në vitin 2024, një shpërthim në një fabrikë tekstili në Faisalabad vrau një duzinë personash, ndërsa një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Karaçi vrau katër persona dhe plagosi 11 të tjerë javën e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona