“Shpërthen” Vladimir Putin, i inatosur nga publikimi i pamjeve të vilës së tij

Vila e Vladimir Putin
2 Mars 2023 | 19:29

Vladimir Putin është më i inatosur se kurrë për shkak të rrjedhjes së disa informacioneve që sugjerojnë se ai dhe partnerja e tij, gjimnastja Alina Kabaeva, jetojnë si perandorë me fëmijën e tyre në një kompleks luksoz.

Lideri rus, aktualisht 70 vjeç, është gjithashtu i acaruar nga një sulm ukrainas me dronë që vuri në shënjestër disa zona në jug dhe perëndim të Rusisë, duke detyruar autoritetet të mbyllnin hapësirën ajrore mbi Shën Pjetërburg.

Për të dyja rastet Putin ka fajësuar shefat e mbrojtjes dhe sigurisë për dështim dhe mbeti aq i xhindosur saqë njerëzve të afërt me të iu desh të thërrisnin një doktor.

Informacionet u publikuan nga “General SVR”, një profil në rrjetin social “Telegram”, që citon burime nga rrethi i afërt i Putin.

“Askush nuk e ka parë presidentin kaq të inatosur”, thuhej në profilin e “General SVR”, sipas të cilit Putin ka pasur debate të ashpra me krerët e institucioneve të inteligjencës dhe një sherr me partneren e tij Kabaeva.

Kreu i Kremlinit ka fajësuar shërbimin e sigurisë FSB dhe miqtë e Kabaevës për rrjedhjen e të dhënave, që sugjerojnë se kompleksi pronësor ndodhet në një zonë pyjore në Valdai, 250 milje në veri-perëndim të Moskës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026