Shpërthim dhe të shtëna në qytetin port të Ekuadorit, 5 viktima
Të shtënat me armë zjarri dhe një shpërthim pasues la të paktën 5 persona të vdekur, 15 të plagosur dhe disa të tjerë të zhdukur në qytetin port të Ekuadorit.
Shpërthimi i të dielës dëmtoi shtëpitë në Guayaquil, thanë autoritetet. Në llogarinë e saj në Twitter, Zyra e Prokurorit të Ekuadorit tha se agjentët po mblidhnin prova për të përcaktuar shkakun dhe motivin e sulmit në lagjen Cristo del Consuelo.
Ministri i Brendshëm Patricio Carrillo shkroi në Tëitter se krimi i organizuar në Ekuador po sulmon.
“Dhuna e së dielës është një shpallje lufte kundër shtetit. Ose bashkohemi për ta përballuar ose çmimi do të jetë edhe më i lartë për shoqërinë”, ka shkruar ai.
Në Guayaquil, 270 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Quito ka pasur të shtëna dhe vrasje të shpeshta nga anëtarët e bandave rivale që besohet se kanë lidhje me trafikun kombëtar dhe ndërkombëtar të drogës.
Dhjetëra u vranë vitin e kaluar në masakrat brenda burgut më të madh shtetëror në qytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit